• |
ide | kryesore

Deputetët që protestuan në parlament do të përjashtohen nga PS

Lajme, Të fundit



Partia Socialiste kërkon ndëshkimin e deputetëve që protestuan në sallën e parlamentit kundër zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku.
Taulant Balla kërkoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit brenda 48 orëve, për perjashtimin me 10 ditë të deputetëve opozitarë, që sipas tij ushtruan dhunë.
“Brenda 48 orëve Byroja duhet të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën për të përjashtuar me 10 ditë deputetët që ushtruan dhunë. Detyra e deputetit është liria e fjalës dhe ushtrimit të detyrës”- tha Balla për mediat.
Sipas Ballës, ashtu siç e kishte thënë një ditë më parë, “Rasti i Kryemadhit është i paprecedentë dhe goditja është vepër penale. Ne presim ndjesë nga PD e LSI për situatën e djeshme dhe jemi të shqetësuar për sjelljen e opozitës, pasi fyen shqiptarët”– tha Balla.



1 Comment

  1. Arsyetimi juaj eshte krejt normal.
    Ju keni vrare njerez me duar ne zhepa ne bulevard dhe keni dale pa lagur e jo me se u hodhen nja dy cizme, e per me teper grash dhe disa tymues ne parlament.
    Aq eshte niveli apo brumosja juaj prej kriminelesh . Shikoni si argumentoni protesten si hakmarje primitive shpellaresh kur i thoni k/ministrit se je ne gjak me disa rruspie militante partish.
    Ne cdo konflikt ju shikoni vetem gjak duke bere politike me filozofite e shekujve te kaluar deri tek ato fashiste apo komuniste quajini si te doni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *