• |
ide | kryesore

Donald Lu në zyrën e Arta Markut, ka paralajmëruar arrestime në janar

Lajme, Të fundit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu pati një takim Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Markun në zyrën e kësaj të fundit. Nuk dihet tema e takimit mes Lu dhe zonjës Marku, por ia vlen të kujtohet këtu deklarata e ambasadorit amerikan që në fillim të vitit të ardhshëm ka folur për arrestimin e disa “peshqve të mëdhenj”.


Ditën që u zgjodh mes protestave të opozitës jashtë dhe brenda parlamentit, Kryeprokurorja Arta Marku, ambasadori Lu deklaroi se komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”, u shpreh Lu më 18 dhjetor.


Në një intervistë në emisionin Opinion, ish kryeprokurori Adriatik Llalla ka treguar se Donald Lu i kërkoi arrestimin e disa politikanëve dhe nuk pati asnjë ngurrim të flasë me emra. A do të jetë po kaq i drejtpërdrejtë Lu edhe me Arta Markun? Kjo pritet të kuptohet nga vendimet e para të Markut, por asgjë nuk e pengon ambasadorin të jetë këmbëngulës në objektivat e tij.©Lapsi.al


1 Comment

  1. Yes, duam drejtesi dhe sinqeritet.
    Shqiptaret jane te lodhur me qeverite korruptuese, “mjaft me” me shitjen e votave per nje vend pune.
    Te punesuarit ne administraten shteterore sduhet te kene fare lidhje me partite dhe politiken.
    Se bashku te ndertojme nje shtet per te ardhmen dhe per te miren e feminjevet tane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *