• |
ide | kryesore

Kallëzimi penal për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën, falsifikuan formularin e dekriminalizimit

Lajme, Të fundit



Dy deputetët, Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rehovica i LSI kallëzohen penalisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Kallëzimi u bë nga Drejtoria e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme për falsifikim të formularëve të vetëdeklarimit.
Dje prokuroria përmes një letre drejtuar KQZ kërkonte heqjen e mandatit për dy deputetët që sipas saj, preken nga ligji i dekriminalizimit.
Në dokumentet e prokurorisë drejtuar KQZ rezulton se nga krahasimi i gjurmëve të gishtave të deputetëve me bazën e shenjave të gishtave të INTERPOL eshte zbuluar se ata kanë pasur precedent dhe identitete të tjera në Itali.
Në shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se Rehovica i LSI-se rezulton të ketë mbajtur një tjetër emër në Itali dhe se zbulimi i është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma.
Rehovica rezulton të ketë mbajtur emrin Kusta Mina, dhe është akuzuar për vjedhjen e një dyqani në shtetin fqinj në 27.02.1999.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *