• |
ide | kryesore

Banderas ndryshim fizik për sezonin e dytë të “Genius”

Paparazzi, Slider



Prej dekadash është cilësuar si një ndër meshkujt më seksi në Hollywood. Falë tipareve dhe fizikut është konsideruar si mashkulli ideal latin. Fansat e Antonio Banderas u shokuan kur panë një foto të aktorit, të publikuar nga revista “iHola”, ku aktori 57-vjeçar pothuajse nuk njihet. Shfaqet me kokën e rruar. Në foto, Banderas është së bashku me partneren Nicole Kimpel dhe personazhe të famshëm spanjollë, gjatë festës së Krishtlindjes, të organizuar nga një kompani arredimi. Fotoja u shpërnda menjëherë në internet dhe pavarësisht pamjes së re ajo mori mijëra “like”. Habia e fansave, se përse Banderas e ka rruar kokën, u shua menjëherë. Aktori po xhiron sezonin e dytë të “Genius”, që do të transmetohet në “National Geographic” në vitin 2018, ku interpreton piktorin Pablo Picasso. Seriali televiziv do të transmetohet në 170 shtete dhe do të përkthehet në 45 gjuhë. Përkrah aktorit do të jetë edhe Clemence Poesy, që interpreton Françoise Gilot, piktorja dhe shkrimtarja me të cilën Picasso pati dy fëmijë. Banderas publikoi edhe foto të tjera nga seriali, ku në njërën shfaqet me një paruke gri, në rolin e piktorit në moshën 50-vjeçare. Gjatë një interviste për “People”, Banderas deklaroi se është tepër krenar që interpreton një artist të madh nga Malaga, qytet ku ka lindur dhe është rritur aktori: “Pikaso është padyshim një ndër personazhet më të pranishëm në jetën time. Kur isha i vogël, ndërsa shkoja për në shkollë, kaloja çdo ditë përpara shtëpisë së tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *