• |
ide | kryesore

Pandeli Majko zbulon kush pengon ‘hapjen’ e kufirit me Kosovën

Lajme, Të fundit



Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko zbuloi pse pengohet lëvizja e lirë e mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës.

I ftuar në emisionin “Përballë”, Majko tha se bizneset nuk lejonë hapjen e kufirit me Kosovën.

“Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë “prit, kujdes, mos hap kufirin, se më duhet mua konçesioni atje, mos ma hap kufirin se më ul mua çmimin e mallrave, nuk më duhet mua politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se sa nga ai drejtim..

Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi.

Sikur ta vendoste në fokus të interesave ia kisha bërë hallall, por ngandonjëherë vendimmarrja nën lobingun e biznesit është për të qarë hallin dhe nëse ka një pamje të ulët të keqtrajtimit që biznesi po i bën politikës është moslënia e lëvizjes së lirë të njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës, është në nivelin e krimit”, tha Majko.



6 Comments

  1. meqe majko e pohoj me gojen e vet ,atehere i takon popullit te ngrihet dhe te permbys politiken qe politikanet te mos behen menaxhues biznesi ,duke kycur cdo fushe te jetes sipas interesit por ligjet ligjvenes,dhe politika te vendosen te drejta dhe politikanet ,te mbesin menaxhues ligjit do shihni se sa parti do mbesin ne funksion ,do terhiqen te gjitha sepse gjitha u formuan vetem per te zhvilluar interesin ,dhe do mbesin vete te ndershmit duke i hapur rrugen te drejtes hakut ,vleres dhe merites,politikanet duhet ta kuptojne qe ndollen ,ne piken e rreshqitjes pikjade ,moment te tregojne ose me popullin me drejtesi hak te verteten ose kunder popullit me padrejtesi,,dy rrug jan drejtesi padrejtesi ,te meseme nuk ka ,deri tani qendroj mashtrimi forca presioni zhdukja tani ran gjitha njeheresh duke mbetur e pastert ose fol dhe vepro sic flet ose prit cfar do te sjellin ajo qe po vepron ,cilesit e padrejtesise ate cfar zoti do caktojne per ty,keshtu nuk ecet me,koha nuk pret ,sepse keni bere si klase politike per 100vite ekstrem gjithcka ne kete vend,ky eshte mendimi im per nje klase politike qe fundosi nje komb per 100vite,ne cdo pikpamje ,nese skini meshir per vetet tuaja vazhdoni ,neve vec te vdesim se nga ekonomia na mbytet

  2. Ajo qe ka thene Majko eshte reale ,se luan topi,por ai se ka vazhduar te verteten deri ne fund.C’fare marin politikanet tane per kete sherbim ndaj oligarkeve? .Sigurisht nje perqindje te mire te fitimit.Kjo mor Majko eshte krim i rende ne Europe,atje ku ju “doni” te hyni sa me shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *