Salla operative e policisë së kufirit në Vlorë ka marrë një telefonatë të çuditshme mbrëmjen e së mërkurës. Një peshkatar me iniciale A.M. që ndodhej rreth 10 milje në veri të Sazanit ka vënë re në rrjetën e peshkimit edhe një minë luftarake.
Ai është paraqitur pranë stacionit të policisë Triport, ku edhe ka qëndruar anijen e peshkimit, në brendësi të së cilës ndodhet municioni luftarak i cili aktualisht është nën ruajtjen e shërbimeve policore. Nga verifikimi paraprak mina ka një peshë rreth 500-600 kg.
Policia e Vlorës thotë se ka njoftuar menjëherë ekspertët e forcave xheniere, në mënyrë që të bëjnë vlerësimin e situatës dhe asgjësimin e minës nëse do të jetë e nevojshme.