• |
ide | kryesore

Ortopedia në Spitalin Amerikan/ I kthehen jetës normale edhe pacientët mbi 70 vjeç

Stil



Nuk ka asnjë dallim mosha e pacientit. Sfida e ekipit të mjekëve ortopedë të spitalit Amerikan 3, drejtuar nga mjeku i njohur Tonin Alia, është rikthimi i tyre në jetën normale, pa dhimbje, pa simptoma invaliditeti.

I tillë është rasti një 70 vjeçareje, e cila është drejtuar për ndihmë në spitalin Amerikan. “Pacientja u paraqit në gjendje të përkeqësuar, duke çaluar dhe në pamundësi për të zhvilluar jetën e saj normale. Sfida e ekipit tim është vendosja e një anatomie normale dhe të bëjmë një ndërhyrje kirurgjikale me parametrat më bashkëkohorë dhe me materialet me cilësore, në mënyrë që pacientja t’i rikthehet jetes normale”, shprehet mjeku Alia.

Vetë pacientja pas ndërhyrjes, dëshmon se po rehabilitohet dhe gradualisht po i kthehet jetës normale.”Ndryshimi është i dukshëm. Jam shumë e kënaqur nga ndërhyrja dhe besoj që rekuperimi do jetë i shpejtë”, shprehet 70-vjeçarja.

Mjeku Tonin Alia ka realizuar një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale me të njëjtat metoda siç ato realizohen në vende të zhvilluara të Europës. Kirurgu I mirënjohur ortoped tashmë prej muajsh i është bashkuar Spitalit Amerikan. I ardhur nga Milano, pas një experience 28 vjeçare në spitalet më të njohura në Itali ka zgjedhur spitalin Amerikan për teknologjinë e avancuar që I mundëson kryerjen e ndërhyrjeve kirugjikale tepër të vështira.

Doktor Tonin Alia, veprimtarinë më të madhe si kirurg i parë në sallën e operacionit e ka nisur në klinikën ortopedike të Spitalit “San Paolo” në Milano për të vazhduar më pas në Klinikën Ortopedike e Traumatologjike të Institutit Poliklinik “San Donato Milanese”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *