• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shpërthim i fuqishëm në Ankara

Planet



Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë, pasditen e sotme. Deri tani nuk janë raportuar viktima, por vetëm dëme të mëdha materiale. Sipas “Reuters”, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 20:05 (me orën lokale) dhe është dëgjuar në shumë pjesë të qytetit.

Shpërthimi ka ndodhur në Zyrën Qendrore të Tatimeve dhe shkak është bërë kompresimi i gazit natyror.

Në një njoftim për mediat, zyra e guvernatorit të Ankarasë tha se ndërtesa fatmirësisht ka qenë bosh në momentin e shpërthimit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë për shkakun e shpërthimit të fuqishëm që ka shkaktuar panik të madh tek banorët. Ankaraja është tronditur nga një serë sulmesh me bomba në vitet 2015- 2016, të cilët kanë shkaktuar qindra të vdekur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *