• |
ide | kryesore

Një televizion i ri informativ në Tiranë, partneritet ekskluziv me CNN

Lajme, Të fundit



Një televizion i ri informativ 24-orësh do të nisë këtë vit në Shqipëri përmes një partneriteti ekskluziv më CNN. Nisma është e kompanisë Gener2, që njofton hapjen e stacionit informativ A2, në partneritet ekskluziv me CNN, liderin botëror të informacionit. Stacioni i ri pritet të nisë transmetimet në fund të këtij viti dhe do të ketë selinë dhe qendrën kryesore të prodhimit në Tiranë, i mbështetur nga njësi informative të vendosura në qytete të tjera në Shqipëri dhe në rajon.

Ngritja e A2 është rezultat i bashkëpunimit të dy emrave të rëndësishme, Gener2 dhe CNN, që synojnë të sjellin së bashku ekspertizën lokale dhe atë botërore, standardet dhe kapacitetet për nisjen e stacionit të ri.

“Me ngritjen e këtij stacioni informativ, të lidhur me CNN, të vendosur në Tiranë, ne duam të rrisim nivelin e prodhimit të lajmeve lokale, të ndryshojmë realitetin mediatik në Shqipëri dhe të ofrojmë një burim informacioni të shpejtë, të thelluar, të saktë dhe të besueshëm.
Në zhvillimin e kësaj sipërmarrje të re, emocionuese ne kemi bashkëpunuar me ekspertë të medias me shumë përvojë, me kompani ndërkombëtare liderë të teknologjisë, kreativitetit e komunikimit dhe besojmë se produkti final do të jetë përtej asaj që është aktualisht në Shqipëri, si dhe në tregun mediatik rajonal”, tha Bashkim Ulaj, CEO i Gener2.

Si një degë ekskluzive e CNN, stacioni i ri televiziv do të plotësojë programin e vet origjinal me përfshirjen e programeve të zgjedhura të CNN dhe lajmeve të përkthyera në gjuhën shqipe.

“A2 ka të gjithë potencialin për të sjellë në Shqipëri një stil të ri dhe unik gazetarie, duke qenë se bëhet partneri ekskluziv i CNN për vendin dhe i bashkohet rrjetit tonë prej me më shumë se 1,100 degësh në mbarë botën. Presim me padurim të punojmë me Gener2 në muajt e ardhshëm në trajnim, konsultim dhe ide mbi përmbajtjet për të zhvilluar një platformë mediatike, që mund të kthehet në lider të informacionit në Shqipëri”, tha Greg Beitchman, zv/President, Content Sales and Partnerships, CNN International Commercial.

Gener2 është një nga kompanitë më të mëdha private të ndërtimit në Shqipëri. Aktiviteti i Gener2 është i shtrirë në industri të tilla si: ndërtim, infrastrukturë dhe ndërtim rrugësh, menaxhim projektesh inxhinierike, energji dhe telekomunikacion, menaxhim pronash dhe shitje.

CNN International Commercial (CNNIC) është divizioni i Turner International, përgjegjës për veprimet e biznesit të pronësive të CNN jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të gjitha aktivitetet tregtare për marka si CNN International, Cnn en Espanol, CNN Arabic, CNN Style, CNNMoney dhe Great Big Story janë në një linjë brenda divizionit. Kjo përfshin dhe shitjet e reklamave, sponsorizimet, zhvillimin e përmbajtjeve tregtare, shitjen e përmbajtjeve, licencimin e markave, shpërndarjen dhe operacionet që kryhen jashtë, zhvillimin e biznesit dhe marketimin për ofruesit botërore liderë të informacionit.

CNNIC është një lider i njohur në industrinë ndërkombëtare të reklamave dhe përdorimin e përmbajtjeve komerciale që janë vlerësuar me çmime prestigjioze, prodhuar përmes njësisë së saj të krijimit. Ato janë nxitur edhe nga përdorimi i avancuar i të dhënave e risive dixhitale, të cilat kanë rezultuar në partneritete të forta dhe të qëndrueshme me shumë marka të njohura në botë.

Njësia e Shitjes së Përmbajtjes dhe Licencimit ka marrëdhënie me më shumë se 1,000 bashkëpunëtorë në të gjithë botën, duke filluar nga licencimi i markës CNN, nga kontratat mbi përmbajtjen, si dhe nga ofrimi i shërbimeve të konsulencës. CNNIC ka zyra në të gjithë botën, me seli qendrore në Londër, Hong Kong dhe Miami.



5 Comments

  1. qe i bie rama 2 er tv.ose sorros dy.po ku len ram sorrosi tv qe esht i pa varur.zhele tv si 90 perqind e te tjerve.top,top nevs,vizion plus,ai shqoptare,7 tv.te gjitha mut enveri,rame e ruqi, kurse shurr negjmije ora news,klam,abc,news 24 etj.

  2. tashme perderi sa mediat sistemia arsimor sistemi financiar politikat e teknologjis dhe zhvillimit ,sistemet e drejtimit komunist pluralist demokraci ,jan nene kontrolline konkurences dhe ne perfitim te sundimit ,te disave ne kushtet kur shqiperia eshte i coptuar ne pes shtete ,75 perqin jan musliman ky ralitet 1 shekullore shqiperin e fundosi ne kestrem tashme shqiptaret kan nevoje per te verteten te drewjten hakun qe u takon ,kurse zhvillimin teknologjin duhet ta bejne vet shqiptareret ,te gjith te drejten e njohin dhe librin e zotit ne dore i kan keshtu qe nuk nevoiten shum medja genjeshtra dhe manipulime mbasi na mjafton e drejta dhe e verteta kete e ekemi te gateshme ,dhe ska nevoj per medja mbi media mbasi mjaftojne keto qe kemi ky eshte mendimi im per tejmbushjen ne zhvillimin e padrejtesise ne vend le te zhvillojme drejtesin vlerat thjeshte bukur mire ne menyre efektive nuk kemi nevoje per reklama ,qe perfundimin se kan dobi,sido qe te justifikohen apo paraqiten jemi komb kemi te drejten e mediave tona qe kultivon kulturen identitetin vlerat tona kombetare jo metoda tjetersimi dhe shkatrrimi ,bota kapi tjeter moment kur njerzit nuk pranojne te drejten verteten ,dhe kur padrejtesit dhe kostot e tjetrit jo e jo atehere sejcili sheh punen e vet ne vendin e vet,atje le te zhvillohet si te doje askush me nuk i nenshtrohet kuj t kemi nje zgjim qe sejcili te kthehet ne identitet ,duke thyer dhe menjanuar padrejtesit dhe demet e saje

  3. CNN (Clinton News Network apo Communist News Network)? CNN vetem i pakesohen shikuesit ne ShBA. Eshte nje media i lidhur ngushte me Globalistet/Internacionalistet nga te cilet kemi shume dhe nuk kemi nevoje per me teper te tille. Kemi mjaft media qe na disinformojne skemi nevoje per me shume rrena. Meqe ra fjala cfare do te behet me ate bustin e asaj shtriges gjakatare Hillari Klinton ne Sarande tani qe nuk i dolen llogarite as Soros e as kelysheve te tij ne Tirane?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *