• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shihni si u ekzekutua shoku i Alket Rizait në Athinë

Lajme, Të fundit



Mediat greke publikuan sot videon e atentatit ndaj Vasilis Stefanakos, bashkëpunëtorit të Alket Rizait, i dënuari shqiptar në Greqi i njohur për arratisjet e tij spektakolare nga burgu. Kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur ndaj 57-vjeçarit vërshojnë plumbat e kallashnikovit. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Haidari’ të kryeqytetit grek. Siç shihet nga pamjet, ekzekutori i afrohet me motor dhe pasi i thotë disa fjalë menjëherë zbraz ndaj tij breshërinë e plumbave. Vasilis Stefanakos ka një të shkuar kriminale. Ai është dënuar disa herë nga drejtësia për një sërë veprash të rënda penale. 57-vjeçari ka qenë personi që ka ndihmuar shqiptarin Alket Rizai për arratisjet e tij spektakolare nga burgu.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *