• |
ide | kryesore

Del video e arrestimeve në Elbasan, 75 kallëpe tritoli të sekuestruara

Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka dalë sot në një deklaratë për mediat për operacionin e mbrëmshëm ku u arrestuan 5 persona.

– Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, banues në Pogradec;
– Kristi Maxhari, 21 vjeç, banues në Pogradec;
– Kristian Petani, 22 vjeç, banues në Pogradec;
– Edmond Abazi, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec;
– Gazmor Kokla, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh. Geraldo Yzeirllarit dhe Kristi Maxharit u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol. Edmond Abazit i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Gjatë kontrollit të banesës së Gazmor Koklës, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe sasi e konsiderueshme lekësh.

https://www.youtube.com/watch?v=7OV5URYW7_g&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *