• |
ide | kryesore

Thyejnë dyqanin në Tropojë, policia arreston 3 autorët

Lajme



Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se kanë vjedhur me thyerje një dyqan në Tropojë. Ndalimi i tyre është bërë më 8 shkurt 2018 ndërsa grabitja ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Bajram Currit. Të arrestuarit janë Din Sylaj, 22 vjeç,  dhe Bledar Gelaj, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Koçanaj, Tropojë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se gjatë natës në qytetin e Bajram Currit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetasti S.D., 47 vjeç, banues në Bajram-Curri, ku kanë vjedhur një sasi lekësh dhe steka cigaresh të llojeve të ndryshme” informon policia e Kukesit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre,  ju gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale sasia prej 170.000 lekë dhe 80 steka cigaresh të llojeve të ndryshme. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Din Sylaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1(një) kallëp tritoli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *