• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ Adriatik Llalla kërkon të mos i nënshtrohet Vetting-ut

Lajme, Të fundit



Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar që të mos jetë subjekt i ligjit të Vettingut. Mësohet se përmes një kërkese drejtuar organeve të Vettingut, Llalla ka njoftuar dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, ndërsa nuk janë të qarta motivet e këtij vendimi.

Me këtë dorëheqje, Llalla tërhiqet nga e drejta për të qenë gjyqtar i Apelit. Tërheqja nga sistemi i drejtësisë bën që procesi i Vettingut ndaj Llallës të ndërpritet, por për këtë çështje do vendosë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nëse Llalla do i shpëtojë apo jo Vettingut. Ndaj tij ka nisur një proces verifikimi që në kohën që drejtonte Prokurorinë e Përgjithshme. ©LAPSI.al 



3 Comments

  1. Sa mire shkolla e mesme e pambaruar paska qene e vertete.Prandaj e mbanin varur ate politikanet.Ky paska qene per tu denuar vete i pari per fallsifikim dokumentash

  2. Amerika i pordhi mu ne surrat politikanet ,anal istet dhe sistemin e korruptuar juridik ne Shqiperi.Prandaj edhe shumica derrmuese e shqiptareve te ndershem e adhurojne SHBA.

  3. Tre rrjeshta lajm të ndërtuara mbi një kundërthënie flagrante.
    ” Lapsi”, edhe e bën fakt të kryer se ish kryeprokurori Llalla kërkon “ti shpëtojë” Vetingut e më poshtë pohon se “nuk janë të kjarta motivet” e tërheqjes se tij nga drejtësia.
    Nuk mund të mar përsipër të fajësoj apo shfajësoj z.Llalla, lidhur me detyrën e tij si ish kryeprokuror.
    Por si një qytetar i thjeshtë shqiptar, bazuar ne lajmet e mëparëshme mediatike, kam përshtypjen se Llalla, edhe si prokuror por edhe si njeri, eshtë ndjerë i rrezikuar e është kjo arsyeja që ai e largoi familjen nga Shqipëria.
    Është e vërtetë se ai, ndonëse u zotua publikisht se do të kapte me rrjetën e drejtësisë peshqit e mëdhej të politikës, këtë nuk e bëri. Por është llogjike që të bëhet pyetja se pse këtë nuk e bëri edhe ambasadori Lu, që edhe ai ishte zotuar, ndonëse nuk ishte detyra e tij ?
    Duke e çuar më tej arsyetimin llogjik, cilido e ka dyshimin e ligjshëm se prokurori Llalla ndihej i pa mbrojtur e i kërcënuar që nuk e realizoi premtimin e tij, kurse ambasadori amerikan nuk beson kush se do të ketë qenë i “kërcënuar”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *