• |
ide | kryesore

Pedagogët 10 ditë pa rroga kërcënojnë qeverinë me grevë

Lajme, Të fundit

Kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga mosmarrja e rrogave të muajit janar, pedagogët e Universitetit të Tiranës, kanë dalë këtë të shtunë me një deklaratë të fortë.


Forumi për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare ka listuar të gjitha problematikat duke kërcënuar edhe me grevë nëse nuk do të ketë një zgjidhje dhe qeveria nuk pranon të ulet në negociata.


“Qeveria duhet të ulet më në fund me ne, trupën akademike, për të bashkëndarë përgjegjësitë dhe gjetur zgjidhjet” – thuhet në deklaratë ku theksohet se pagat e pedagogëve të universitetit publik janë më të ulëtat në rajon.

“Institucionet përfaqësuese të UT-së si senati dhe autoritetet e zgjedhura në të gjitha nivelet, përfshi përgjegjësit e departamenteve, dekanët dhe rektori nuk kanë vepruar shpejt dhe me efikasitet në mbrojtje të interesave të UT-së duke lejuar një degradim të vazhdueshëm të gjendjes në UT” – thotë deklarata.

“Grupi koordinator i forumit ka bindjen e plotë se gjendja e nënshtrimit të trupës akademike çon në dekompozimin e UT-së dhe se një lëvizje për përballimin e kësaj situate, ku nuk përjashtohet edhe thirrja e një greve të përgjithshme në rast të refuzimit të negociatave apo të dështimit të tyre, është sa emancipuese, aq edhe e domosdoshme” – shkruhet në deklaratën e shpërndarë nga koordinadori i Forumit për Liritë Akademike dhe Autonominë Universitare, Prof. Assoc. Dr. Mark Marku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu