• |
ide | kryesore

Gjendet një trup i pajetë në Fushë-Arrëz

Lajme



Një trup i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e fshatit Lajthizë, në Fushë-Arrëz.

Banorët njoftuan menjëherë policinë, e cila njofton se pasi kreu verifikimet, dyshon se personi i pajetë është Idriz Ahmetauj.

Ky i fundit ka punuar më parë në një firmë të mirëmbajtjes së rrugëve. Idriz Ahmetauj ishte shpallur i humbur 3 muaj më parë, pasi ishte larguar nga shtëpia pa lënë asnjë gjurmë.

Policia njofton se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *