• |
ide | kryesore

Jennifer Lawrence: “Makthi i xhirimeve të skenave nudo”

Paparazzi, Slider



Aktorja e famshme e Hollywood, Jennifer Lawrence ka pranuar se është tmerruar kur xhiroi nudo për të luajtur rolin e një femre joshëse ruse në thrillerin e spiunazhit Red Sparrow.

Fituesja e Oskarit, tha se ka qëndruar një natë pa gjumë duke u shqetësuar për skenën e tmerrshme, por u ndie e fuqizuar pasi më në fund e realizoi.

Komentet e saj vijnë pasi u përplas me kritikët mbi veshjen e saj Versace në temperatura shumë të ftohta. Ajo këmbënguli se ishte zgjedhja e saj mbi atë se çfarë vendos të vesh.

27-vjeçarja foli për skenën e saj nudo në film gjatë një interviste në emisionin ‘Today’ në Australi të hënën (26 shkurt).

Roli goditi një akord të veçantë me të, pasi iu hakuan fotografitë e saj private nudo në vitin 2014 dhe iu publikuan në internet.

“Ishte vërtet e frikshme të thoja ‘po’ për filimin sepse e dija se mënyra e vetme për të treguar historinë ishte nëse unë do të pranoja të bëja me të vërtetë skenat,”-tha ajo. “Mu desh pak kohë që të thoja ‘Po’. Dhe një natë përpara skenës nuk kam fjetur fare dhe isha shumë nervoze sepse është më të vërtetë mankthi i qëndrimit zhveshur para të gjithëve. Por, pasi mbarova skenën, ndihesha e fuqizuar.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *