• |
ide | kryesore

Hysnie Hoxhallari rrëfen në polici vrasjen e bashkëshortit dhe vjehrrës nga Kasëm Pirjasi

Lajme, Të fundit



32 vjeçarja Hysnie Hoxhallari pranoi në polici vrasjen e vjehrrës së saj, Salkie Hoxhallari dhe të bashkëshortit Olsi Hoxhallari, në bashkëpunim me Kasëm Pirjasin.

Në rrëfimin e saj, ajo tha se vrasja ishte kryer nga Kasëm Pirjasi, i cili kishte goditur dy viktimat për vdekje.

“Unë e ndihmova për t’i vënë flakën shtëpisë” tregoi 32 vjeçarja në polici, duke shfajësuar veten e saj nga krimi brenda familjes.

Policia mësohet se ka mbajtur nën vëzhgim 32 vjeçaren Hysnie Hoxhallari pas dyshimeve se viktimat ishin vrarë para se shtëpia të vihej në flakë.

Pas ngjarjes, 32 vjeçarja tha se bashkëshorti i saj dhe vjehrra kishin humbur jetën mes flakëve, madje këtë deklaratë e përsëriti edhe në disa intervista në media.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *