• |
ide | kryesore

Arta Marku bën të tjera lëvizje në Prokurori

Lajme, Të fundit



Pas lëvizjeve në krye të prokurorive dhe ngritjes së seksioneve të posaçme në organet e Akuzës, Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ka ndryshuar edhe trupën e gardistëve që e shoqëron.

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku nuk mjaftohet vetëm me lëvizjet në radhët e prokurorëve, por ka vendosur që të ndryshojë edhe trupën e gardistëve që e shoqërojnë. Ajo ka bërë kërkesë në Gardën e Republikës për zëvendësimin e gardistëve në fjalë, të cilët kanë qenë në trupën e shoqërimit të paraardhësit të saj, Adriatik Llalla.

Burimet thonë për “Panoramën”, se Marku do të ndërrojë edhe dy gardistët e mbetur që shoqëronin Llallën. Ata do të zëvendësohen me dy të tjerë nga Garda e Republikës.

Që nga marrja e detyrës, Kryeprokurorja Marku ka bërë shumë ndryshime në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në ato të rretheve. Ekzaktësisht, dhjetë ditë pasi mori detyrën, Kryeprokurorja Marku lëvizi kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fushën, duke e zëvendësuar atë me Dritan Rreshkën.

Ajo kreu lëvizje edhe brenda Prokurorisë së Përgjithshme, duke shkarkuar ish-drejtoreshën e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Rovena Gashin. Ajo u zëvendësua nga Arqile Koça.



3 Comments

  1. arta muti pati rasten te kap me kokainen nji balen por kapi sardele.rama e urdheroj te kap kokainen ne gjysem te rruges.pse nuk priti kriminelja marku te shkarkoheshin bananet te gjitha,pastaj te priste se a po shkarkohet edhe droga ne ket magazin apo vazhdonte rrugen per tek olsi rama,agron xhafa ose tek sajmir tahiri qe e mbrojn.

  2. E cuditeshme qe po i heq tani, ai ndryshim duhesh bere qe diten e pare ne pune si kryeprakurore.
    Rrofte drejtesia dhe shqiperia, poshte hajdutet dhe shkaterruesit e shtetit.

  3. Si shume e hallakatur,kjo femer.Shikoni pamjen ,duket si e pakrehur,ose e shumta,e krehur krejt pa kujdes.Nje grua,qe nuk tregon kujdes per te pakten rregullin e paraqitjes vetiake,tregon se edhe ne jeten e perditeshme,shoqerohet nga rremuja,mungesa e rregullit dhe shume e dukeshme hallakatja e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *