• |
ide | kryesore

Dosja e Mark Frrokut mbërrin në Gjykatën e Lartë

Lajme, Të fundit



Mark Frroku, ish-deputeti i dënuar me 6 vite burg për kryerjen e tre veprave penale kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë. Ai i ka bërë rekurs vendimit të Apelit Tiranë, që la në fuqi deklarimin e fajshëm të tij për akuzën e “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurisë” dhe “ndërtimit të jashtëligjshëm”.

Rekursi është regjistruar në 23 shkurt dhe pritet të shqyrtohet nga një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Tom Ndreca. Frroku u gjykua edhe për një vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë në vitin 1999, por për këtë akuzë fitoi pafajësi në dy shkallët e para të gjykimit. Gjatë gjykimit ish-deputeti ka mohuar me forcë akuzat e ngritura ndaj tij dhe ka pretenduar pafajësi.

Në Gjykatën e Tiranës Frroku u dënua me 7.5 vite burg, dënim që u zbut në Shkallën e Dytë. Vendimi i Apelit është kundërshtuar në Gjykatën e Lartë edhe nga ana e prokurorisë. Sipas organit të akuzës, Frroku duhet të deklarohet i fajshëm për katër vepra penale, përfshi edhe atë të vrasjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *