• |
ide | kryesore

NATO i jep çertifikatën Cosmic TOP SECRET, Ervin Salianji i zbulon Meçollarit lidhjet me rusët

Lajme, Të fundit



Gjatë seancës dëgjimore me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçkën në Komisionin parlamentar të Sigurisë për kolonelin Artur Meçollari, Partia Demokratike aludoi përfshirjen e atasheut rus në këtë çështje.

Ishte deputeti Ervin Salianji që lëshoi hamendësimin e tij kur pyeti Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, nëse ka qenë apo jo në përgjim Artur Meçollari me atasheun rus. I njëjtja hamendësim u përforcua më pas edhe nga deputeti Myslym Murrizi.

Kjo është hera e parë që përmendet atasheu rus në këtë çështje, pasi deri tani pretendimet kanë qenë se Meçollari është takuar me atasheun ushtarak amerikan, sipas një deklarate të zv.ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi.

Madje edhe flamurtari i aksionit kundër Artur Meçollarit, Sali Berisha, ka pranuar se bëhet fjalë për takime me përfaqësues të partnerëve të NATO-s.

Në telefonatën që bëri në emisionin Studio e Hapur në News24, ku diskutohej për Artur Meçollarin, Sali Berisha u shpreh se pretendimet për spiunazh ishin ndaj përfaqësuesve të vendeve partnere dhe për etikë nuk mund t’i përmendte këto vende.

“Ka një rregull në këto, kur janë midis vendeve partnere, kur janë midis vendeve edhe mike nuk dekonspirohen. Ky është një rregull. Për këto gjatë ditëve të ardhshme do t’i kërkoj Komisionit të Sigurisë të investigojë” u shpreh Berisha.

Duke marrë parasysh të dhënat që kanë dalë deri tani, përmendja e “atasheut rus” nga Ervin Salianji ngjan si një lajthitje e qëllimshme për t’i dhënë krahë thashethemnajës të pambështetur në asnjë dokument që ka ndërmarrë opozita dhe mediat pranë saj prej më shumë se një jave.



4 Comments

  1. pse genjen o bushat ke lajthitur ti,rama,muqollari e tjer krymba qenefi.mu mbrem berisha tha se muqallari tek sokol balla esht takuar me jo anetr te natos dhe qe jan armiqesore me shqiperin.qe i bie rus,serb,,etj.pse ju djeg ju stalinisteve kur permendet rusia.dihet me sperm stalini ngjizur jeni ne koperativat e derrave stalin.

  2. Po pse manipuloni njerëzit o Lapsi ?!
    NATO i jep çertefikatën…
    Duket sikur këtë çertefikatë e ka firmosur kryekomandanti i NATO-s ,US-General Curtis M. Scaparrotti .)
    Pse nuk thoni, që një drejtori e Edi Ramës ka lëshuar këtë çertefikatë.

  3. hahahahahahahaha………..hahahahahahahaha………..hahahahahahaha
    Salianji, Xhejms Bond 007, hahahahaha……pederasti, hahahahaha, kurvari Parlamentit, hahahahahahahahahahaha……………………………………………………………………………………………………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *