• |
ide | kryesore

Shoferi që u çonte miell partizanëve: Kam dërguar edhe dy kontejner me banane në Tiranë

Lajme, Të fundit



Armando Pezakut një nga dy të arrestuarit e vetëm për 613 kilogramët kokainë të kapur në Maminas ka dëshmuar sot në gjykatë. 25-vjeçari kishte detyrën e shoferit të kamionit, prej disa muaj që punonte si shofer në kompaninë ku u kap droga.

Ai është shprehur se ka çuar dy kontejnerë edhe në Tiranë, por nuk ia kishte idenë se çfarë kishte brenda tyre. Gjithashtu Pezaku ka theksuar që adresën e tij në rrjetin social Facebook ja ka hapur i vëllai, dhe fraza “I çoj miell partizanëve” nuk ka asnjë kuptim sepse sipas tij ai as që e përdorte si adresë.

Ditën që çova kontejnerin në Maminas paradite dërgova dhe dy kontejner në Tiranë. As kisha, dhe as  skam dijeni se çka në kontejner. Për sa i përket Facebook ku është shkruar “I çoj miell partizanëve”, ma ka hapur vëllai që kam më vite më të vonë dhe as merrem me Facebook. Kur më mori kompania në telefon isha në Tiranë pranë rrugës së Elbasanit dhe me kamion shkova në port.” – ka thënë Pezaku.



1 Comment

  1. qe i bie rama paska marr 1250 kilogram kokain ,dhe e pa kontrolluar nga derrat e xhafaj,se polici ne ket shtet nuk ka,si te ket kur kryeministrin ke trafikant e perdorues kokaine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *