• |
ide | kryesore

Tha se do të bashkëpunonte me Jay-Z , Beyonce fshinë postimin

Paparazzi, Slider



Pasi muzika shërbeu për ta si një terapi për martesën, Beyonce dhe Jay Z mund të jenë duke menduar për ndonjë bashkëpunim.

Këngët e tyre në çift kanë qenë ndër më të suksesshmet në të kaluarën dhe vazhdojnë të dëgjohen edhe sot.

Por pse nisën fansat të shpresonin për ndonjë bashkëpunim mes çiftit?

“Ticketmaster” dhe faqja e Beyonce në “Facebook” njoftuan të hënën se ajo dhe Jay Z do të bashkëpunojnë për turneun e kësaj vere “On The Run 2”. Por brenda pak minutave ky njoftim u fshi, duke i bërë të gjithë konfuzë.

Megjithatë, fansat janë treguar të shpejtë dhe i kanë bërë “screenshot” njoftimit, ku thuhej se, koncerti i parë do të mbahej më 30 korrik, në “Lincoln Financial Field” në Filadelfia.

Sipas këtij postimi, biletat do të dilnin në shitje ditën e sotme në orën 10 paradite në “Ticketmaster.com”.

Tashmë që postimi u fshi, nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të dalin biletat në shitje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *