• |
ide | kryesore

“Kontenieri me 613 kg drogë ishte hapur, pati debat mes hetimit doganor dhe policisë”

Lajme, Të fundit



Kontenieri i kompanisë “Arbri Garden”, ku më 27 shkurt u gjet sasia rekord prej 613 kg kokainë, ishte hapur. Sipas gazetares së kronikës, Klodiana Lala, policia gjyqësore raportoi për ndërhyrje në pjesën e djathtë fundore të kontenierit.

“Ka pasur ndërhyrje, llamarina ishte e lëvizur e kishte gjurmë silikoni, që do të thotë se konteineri mund të jetë hapur dhe nga organet ligjzbatuese të vendeve të tjera” – u shpreh Lala në emisionin “Studio e Hapur”.

Gazetarja u shpreh se ditën kur u kontrollua kontenieri ka pasur një debat mes agjentëve të hetimit doganor dhe policisë.

“Policia kërkonte që kamioni të shkonte në destinacionin final, ndërsa hetimi doganor këmbëngulte se ishin ata që e kishin hasur drogën” – u shpreh gazetarja.

Sipas Klodiana Lalës, pronari i komanisë “Arbri Garden”, Arbër Çeka, mund të shpallet shumë shpjet në kërkim ndërkombëtar.

“Ka një sërë letërporosish të nisura nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Kolumbi, Ekuador, Maltë e Gjermani”.



1 Comment

  1. drogen e edbinit ja kan quar pran moa lu ce dun se aty nuk ka bir nene qe kontrollon,pjesen e tahirit e quan tek nji fukara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *