• |
ide | kryesore

Banane dhe kokainë/ Kapet një tjetër kontejner i mbushur me 1.6 ton drogë në Kolumbi, destinacioni…

Lajme, Të fundit



Mbi 1.6 ton kokainë është sekuestruar në portin e Santa Marta në bregun e Karaibeve, bën të ditur Sektori i Antidrogës.

Autoritetet policore kolumbiane deklaruan se lënda narkotike e sekuestruar u gjet në një kontejner me banane.

Droga u gjet brenda në kontejner. Ajo ishte e ndarë në 1600 pako jeshile drejtkëndore, që ishin vendosur në mënyrë strategjike pa u vënë re,” – raportoi policia.

Tech2, raporton se lënda narkotike e sekuestruar në portin e Santa Marta kishte destinacion Belgjikën. Vlera e kokainës në tregun evropian do të arrinte në gati 89 mln dollarë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *