• |
ide | kryesore

Vrau shokun e ngushtë me çekiç, burg pa afat për 32-vjeçarin Albert Zekaj

Lajme, Të fundit



Gjykata ka dhënë masën “Arrest me burg” pa afat për Albert Zekaj i cili, vrau dhe hodhi trupin e shokut të tij Kreshnik Beqiraj në një kanal në fshatin Daullas në Fier. Jam i penduar dhe i kërkoj falje familjarëve. Ligji të veprojë” janë fjalët që ka thënë Zekaj pas marrjes së dënimit. “E vrava me çekiç më kokë, i copëtova trupin dhe copat i futa në valixhe”. Kjo ka qenë deklarata e Albert Zekajt në gjykatë për vrasjen makabre të shokut të tij Kreshnik Beqiraj.

Ai është shfaqur kokëulur teksa hynte në gjykatë, për t’iu shmangur ‘syrit’ të mediave, për të bërë më pas rrëfimin horror të 22 marsit të vitit të kaluar. Albert Zekaj është shprehur para hetuesve se mbrëmjen e 22 marsit, kur ka shkuar në shtëpinë ku jetonte me Kreshnik Beqirajn, kishte konsumuar dy dopje pije alkoolike dhe e ka qelluar me çekiç në kokë disa herë duke e lënë të vdekur në vend.
“E qëllova me çekiç në kokë disa herë. Kisha konsumuar dy dopio pije alkoolike. Fsheha trupin që të ngrinte gjaku e mos të kishte shenja. Pas tre ditësh e copëtova dhe e mbulova me batanije. E mbajta tre ditë në shtëpi” ka thënë Zekaj në gjykatë. Që prej gushtit të vitit te kaluar, kur Albert Zekaj është larguar nga Fieri, ka kërkuar ndihmë në një shoqatë fetare në Tiranë, ku ka përfituar strehim dhe ushqim



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *