• |
ide | kryesore

Rama e pranon: Kam takuar kompani ruse në zyrën time

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha se ka takuar në zyrën e tij përfaqësues të kompanisë ruse të naftës Gunvor e cila është në lustën e zezë të SHBA-ve pasi pas saj qëndrojnë biznesmenë të lidhur me Putinin. Në intervistën e dhënë për gazetaren Eni Vasili në News24, Rama pranoi të jetë takuar me përfaqësuesit e kësaj kompanie, por shtoi se ata janë me pronësi suedeze dhe jo ruse.

“Unë kam pritur përfaqësuesin e kompanisë “Gunvor” e cila 100% nuk ka lidhje me këtë Timçenkon. Kam takuar përfaqësuesin e kompanisë norvegjeze. Ai nuk e tha, por unë kam pritur edhe një tjetër kompani ruse pak kohë më parë për çështje të energjisë. Erdhën. Shprehën interes. I dëgjova dhe kaq. Asgjë nuk ndodhi” – tha Rama.

I pyetur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë, Rama thotë se nuk është një partner, por as një armik.

“Qesh.. Dëgjova Bashën dhe mu duk se do të thoshte “shiko lidhjet e Ramës me Merkel që takohet me Putinin”. Rusia nuk është një vend armik me të cilin ne kemi marrëdhëniet para se të rrëzohej diktatura. Rusia nuk është një partner strategjik, nuk është një partner politik apo një pikë referimi për ne. Ne jemi të sinkronizuar me aleatët tanë strategjikë. Jemi të hapur të kemi marrëdhënie ekonomike apo kulturore me Rusinë” – tha Rama. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Rusia eshte nje fuqi e madhe. Kryeministri e te tjere e kane detyre institucionale e logjike te kene mardhenje te dobishme ne iteres te te dy shteteve. Kjo nuk do te thote se do kalohen vijat e kuqe te pakten nga ana jone. Ne gjeopolitike Ruset kane strategjine e tyre ne si shqiptar kemi zgjedhur alenacen me SHBA e Evropen. Kjo sduhet te na pengoje te kemi mardhenje te mira me popujt e Rusise.

  2. cfar ju intereson shqiptarve ne ket proces zhvillimi te jetes 1 lirit dhe te drejtat individuale dhe kolektive insistimin ne natyralitetin identitetin kombetare me lirit dhe te drejtat tona sic ishim perpara coptimit etnik,2 intereson te kete ullheqes te drejte,te organizojne dhe menaxhojne jeten e brendeshme vet jo te presin ligje rekomandime nga tjeret,sepse te veerteten te drejtat i ka percaktuar vec zoti ,kurse marrveshjet mardheniet ,shqiptaret duhet ti kene te barabarta me te gjith ,baz parimit te mosnderhyrjes ne punet e brendeshme te askujt dhe duke mos lejuar asken dhete me baze vlerash reciprociteti e ku ka ndjeshmeri kontributi humbnizmi dhe ndihmese njerzore mbasi bamirsia dhe drejtesia jane pasaporte per ne cdo zemer njerzore,ky eshte mendimi im ,ne si komb kemi nevoje evergjente pajtim te brendeshem dhe konfirmim te ullheqesve te drejte qe duhet ti nxjerrim nga vetja jo te na i sjellin tjeret pasi rekomandimet dhe pranimet cfar tha sejcili sipas interesit sejcilit u shpartalluam si komb dhe rrezikojme zhdukjen asimilimin ky koment behet per studiuesit qe kerkojne zgjillje te qendrueshme per kombin shqiptare per vet shqiptaret per veten e tyre eshte e drejte qe sejcili me pare te rregulloj veten nga brenda vetes pastaj te tregojne platformen ne pershtatje me domosdoshmerit ndaj tjereve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *