• |
ide | kryesore

Veliaj bën me pagesë parkingun edhe në 10 rrugë të reja të Tiranës

Lajme, Të fundit



Duke nisur nga dita e nesërme, parkimi do të bëhet me pagesë në 10 rrugë të Zonës B në kryeqytet.
Sipas Agjencisë “Tirana Parking”, tarifa për përdoruesit e vendparkimeve në rrugët e destinuara për Parkim Publik me Pagesë është përcaktuar 1 orë/40 lekë. Ky tarifim vlen për rrugët e poshtëshënuara:
1.Siri Kodra
2.Petronini Luarasi
3.BLV.Bajram Curri(Seg.Kavajës-Sulejman Delvina)
4.Janosh Huniadi
5.Liman Kaba
6.Perlat Rexhepi
7.Dëshmorët e 4 Shkurtit
8.Skënder Luarasi
9.BLV.Bajram Curri(Seg.Konti Leopold-Teodor Muzaka)
10.Rr. e Kavajës ( Seg. 21 Dhjetori- Pallati me shigjeta)

Sa i takon mënyrës së pagesës së parkimit, sipas “Tirana Parking” mund ta kryeni me SMS Payment duke dërguar një SMS në numrin 50500 me tekst: Targa e automjetit, Hapësirë, Zona e tarifimit.

“Shembull(AA111AZ B) ose ( TR2345Z B). Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira.”



4 Comments

  1. Vjedhje më ashiqare nuk mund të ketë! Tarifa parkimi pa asnjë logjikë ekonomike! (paguhet për parkim aq sa paguhet për një orë pune) I ka kthyer rrugët e Tiranës në pronë private të tij e langove të vet! Askush (dhe ata vetë që vjedhin) nuk e di të thotë se sa vende parkimi shfrytëzohen në Tiranë, sa gjoba vihen, sa të ardhura mblidhen e ku shkojnë këto para! Këtu ka vend për prokurorinë! Ishalla Veliajt dhe hajduteve si ai i dalshin prej hundesh!

    1. po cfare karin thua aman se ne kryeqytetet e botes paguan nga 7-15 euro ora ne cdo cep, kurse ju na quani vjedhje se di mos shprehni urejtje, por dihet qe permirembajtje do kete edhe shfrytezim te akseve rrugore, se na vdiqen sidomos ata me makina per te shitur apo te prishura anes rruges, parkimi duhet paguar ne qytetet e medha edhe mos te dikutohet, nqs te leverdis shko me urban 500 lek se te parkosh makinen

  2. O Agron po 15 € bon me e parku makinën në Manhattan e në mes të NY . 1.5-3€ (për 3 orë) në Berlin, Milano, e Paris. Ato çmime që thua ti janë për parkingjet private dhe jo për parkimet pronë të bashkive. Këtu po flas për rrugët e qytetit TIM që janë ndërtuar me kontributin shumëvjeçar të qytetarëve! Për parkimet e
    ndërtuara nga bashkia është tjetër gjë. (dhe aty tarifat gjithsesi janë të larta në raport me të ardhurat)! Në të jap një shembull! Si banor i një qyteti në Gjermani paguaja 30.5€ taksë parkimi në vit dhe parkoja në të gjithë rrugët e zonës sime të banimit FALAS (aty ku lejohej) qyteti kish 400000 banorë dhe ish ndarë në 4 zona. Por ti nuk ke faj. Mbase paske para të tepërta! Ata që parkojnë makina të prishura dhe që shesin i ka në dorë bashkia për t’i ndëshkuar! Dhe e fundit :respekto mendimin e tjetrit! Mos më trego se me çfarë të shkoj në punë! (nëse do krahasime çmimesh për parkingjet në EU, të jap sa të duash POR mos ngatërro parkingjet private me ato bashkiake)!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *