• |
ide | kryesore

Mario Dedivanovic: “A ja vlejti bashkëpunimi im me Kim Kardashian”

Paparazzi, Slider



Publiku u dashuruar me Mario Dedivanovic dhe kjo jo vetëm për faktin se është një djalosh simpatik, por për më shumë është edhe personi i cili me duart e tij bën të shkëlqejne shumë yje të skenave botërore dhe sidomos Kim Kardashian.

Tashmë thuajse prej 10 vitësh, Mario është njeriu kryesor që kujdeset për make-up-in e Kimit.

Historinë sesi është njohur me Kimin, Mario e ka bërë vetë publike me një postim në Instagram ku shfaq një pjesë të kalendarit të tij të datës 5 prill 2008. Datë kjo, ku sipas Marios ai është njohur me Kim Kardashian.

Ka qenë ky momenti i takimit dhe fillimit ta bashkëpunimit mes tyre ndonëse nuk kanë munguar edhe notat e skepticizmit.

“Ky është kalendari im i datës 5 prill 2008, thuajse 10 vite më parë ku u njoha me Kim Kardashian në realizimin e një sesioni fotografik. Pothuajse nuk e pranova të punoja për Kim, pasi punoja për Fox duke realizuar disa make-up shtesë në fundjavë për të fituar disa dollarë më shumë”, shkruan make-up artisti në postimin e tij.

Përsa i përket sfidave që pati në fillimin e bashkëpunimit me Kim, Mario shprehet: “E takova Kim dhe fillova të punoj shpesh me të. Ideja e një ylli të reality shoë ishte e re në atë kohë. Unë kisha një agjent që më paralajmëroi të ndaloja së bashkëpunuari me Kimin menjëherë. Ai më tha se nëse do të vazhdoja kështu do të shkatërroja gjithçka dhe karriera ime do të përfundonte brenda 1 apo maksimumi dy vitesh. Më thanë që e gjithë puna dhe përpjekjet e mia do të shkonin dëm. Unë refuzova. Vendosa të vazhdoj bashkëpunimin me Kim sepse ma ndjente zemra që çdo gjë ishte në rregull. Shpesh më thoshin: “Të duhet fat Mario, vështirë se do të marrësh ndonjë mundësi për realizim e një kopertine, Vogue”, këto janë fjalët me të cilat Mario Dedanoviç shpreh historinë e tij duke i bashkangjitur në postimin e Instagramit me disa kopertina ku Kim ka pozuar për prestigjiozen e modës “Vogue”.

Ky rrëfim po që e ka një mesazh shumë të fortë për të gjithë ata që duan të jenë të suksesshëm!

Dëgjoni mendjen dhe zemrën tuaj dhe vazhdoni përpara me kurajo! Shumë njerëz rreth jush mund t’ju kenë zili për vlerat që keni.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *