• |
ide | kryesore

Botërori i Rusisë në pikëpyetje/ Gjashtë vende perëndimore mund ta bojktojnë atë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bota duket se po hyn në një tjetër “Luftë të Ftohtë”, e cila mund të ketë ndikim në shumë fusha dhe një prej tyre është edhe futbolli.

Gjashtë vende kanë paralajmëruar se nuk do të dërgojnë zyrtarët e tyre të lartë në Rusi, ku në qershor nis evenimenti më i rëndësishëm sportiv, Botërori i futbollit. Madje, këto vende kanë paralajmëruar se mund të mos lejojnë Kombëtaret e tyre që të marrin pjesë në Botëror, duke e çuar atë drejt dështimit serioz.

Vendet që kanë paralajmëruar bojkotin janë Britania, Islanda, Australia, Danimarka, Suedia dhe Japonia. Edhe Polonia ndërkohë, ka deklaruar se presidenti i saj nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Botërorit.

Bojkoti i këtyre vendeve vjen për shkak të helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, në Britani. Përgjegjës për helmimin bëhet pikërisht Rusia, e cila deri më tani e ka mohuar këtë gjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *