• |
ide | kryesore

Rita Ora transformohet në një Spice Girl

Paparazzi, Slider



Rita Ora i ka mahnitur të gjithë me shfaqjet e saj në tapetin e kuq, gjithmonë ndryshe. Por ndryshimi i radhës është diçka që nuk pritej nga ajo. Rita është shfaqur krejt ndryshe në “Lip Sync Battle”, ku ajo u transformua në ish-Spice Girl-in, Mel B. Dukej e pabesueshme pamja e Ritës dhe ngjashmëria e saj me Mel B. Këngëtarja kishte veshur kostumin e famshëm me print leopardi dhe flokët kaçurrela ngjyrë kafe si të ish-Spice Girl.
Ajo doli në skenë me disa performuese të tjera, të cilat dukeshin si pjesa tjetër e vajzave të grupit të famshëm. Rita ndau një foto të performancës në Instastory duke shkruar një pjesë nga teksti i një prej këngëve më të famshme të Spice Girls.
Ajo garoi me Charli XCX, e cila mbante një paruke dhe mjekër portokalli, teksa imitonte Ed Sheeran.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *