• |
ide | kryesore

David Beckham i bashkohet misionit të “UNICEF”

Paparazzi, Slider
rs_1024x759-151002083946-1024-david-beckham-goodwill.ls_.10215.jpg



Çifti Beckham i kushtojnë kohë dhe rëndësi misioneve dhe udhëtimeve të bamirësive. Aktualisht, David Beckham ndodhet në Indonezi, në një mision për ndihmën kundër dhunës dhe abuzimeve seksuale në shkolla.Ai postoi një foto në profilin e tij në Instagram, ku shfaqej me një vajzë adoleshente, për të cilën shkruan: “Adoleshente. Inspririm. Motivim. Jam shumë i lumtur që ju keni mundësinë të takoheni me 15- vjeçaren, Sripun, për punënë që ajo bën për të trajtuar tema kaq aktuale në shkollat e vendit të saj. Ajo është përballur me ngacmime seksuale, por ia doli të ndihmonte të tjerët me dhimbjen e saj. Ajo është propozuar nga miqtë e saj për të qenë ndryshimi i shoqërisë, duke bërë nxënësit të ndihen më të sigurt për të mësuar”.  Një shkrim kaq i bukur dhe prekës nga David, i cili jep një mesazh të fortë për të gjithë dhe tregon se ky është misioni i tij më i rëndësishëm i jetës.Në bashkëpunim me UNICEF, ai ka marr këtë nismë kaq të rëndësishme duke ofruar ndihma dhe përkrahje për viktimat. Ai po mëson nga këta nxënës, nga ata banorë dhe nga kushtet që Indonezia ofron për popullin  e vet.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *