• |
ide | kryesore

Thanë se fëmija i Kyliet nuk është i Travis Scott reagon Tyga: Trillime

Paparazzi, Slider



Tyga dhe Kylie filluan lidhjen e tyre në vitin 2014 dhe u ndanë në prill të vitit 2017. Pas ndarjes me Tyga-n, po në prill të 2017-ës, Kylie filloi të frekuentohej me Travis Scott. Dhe pse Kylie ishte në një lidhje të re, spekulimet se Tyga ishte i ati i vajzës së saj ishin të shumta dhe ka nga ata që ende vazhdojnë mendojnë kështu.

Por me sa duket, Tyga është lodhur nga këto spekulime dhe më në fund ka reaguar në lidhje me këtë temë. Ai ka shkruar në Twitter: “Kurrë nuk kam thënë diçka për fëmijën apo familjen e dikujt tjetër, që mund të më përfshijë mua dhe kurrë nuk do ta bëj diçka të tillë. Ju lutem, mjaft trilluat histori dhe mjaft sulmuat familjet e të tjerëve. Unë nuk kam asnjë lidhje me asgjë të tillë. Njerëzit duhet të mësojnë të jetojnë në paqe.

T-Raww

@Tyga

I’ve never said anything about someone else’s child or family insinuating my involvement; and will never do so.

Please, Stop spreading false stories and attacking people’s families.

I have nothing to do with any of that.
People should be able to live in peace.

Me këtë shkrim Tyga ju ka treguar të gjithëve se ai nuk ka asnjë lidhje me vajzën e Kylie-t, Stormi-n, dhe se nuk dëshiron të përfshihet në këtë histori. Më parë ai ka folur edhe për marrëdhënien me Kylie-n, duke konfirmuar se gjithsecili ka jetën e vet tashmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *