• |
ide | kryesore

Reagon Skënderbeu pas dënimit, akuzon rëndë UEFA-n

F1, Sport



Vjen reagimi Skënderbeut pas dënoimit të rëndë të UEFA-s me 10 vite përjashtim dhe 1 milion euro gjobë. Klubi korçar thotë se vendimi ishte i pritshëm pas raportit të bërë nga 2 inspektorët e UEFA-s, por konsideron atë me të meta serioze në lidhje me parimin e pavarësisë institucionale dhe garantimin e të drejtave procedurale të palëve.

“Përpara këtij vendimi, e vetmja mënyrë për KF Skënderbeun për të mbrojtur punën shembullore të klubit dhe krenarinë e komunitetit sportiv korçar e kombëtar mbetet apelimi në CAS dhe në Gjykatën e Lartë Federale Zvicerane” – thotë Skënderbeu që nuk i kursen akuzat edhe ndaj UEFA-s.

“Është e qartë për të gjithë shqiptarët se drejtësia sportive e UEFA-s është tërësisht në funksion të interesave striktërisht private të këtij institucioni dhe të partnerëve të tij” – thuhet në reagim.

Klubi thotë se është krenar për sukseset historike, të cilat sipas tij janë produkt i meritave, mundit dhe sakrificave.

“KF Skënderbeu mbetet besimplotë se drejtësia e pavarur sportive ose civile do të konfirmojë pafajësinë tonë dhe do të rrëzojë vendimin absurd të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s. Çmojmë se e vetmja arritje e UEFA-s përmes këtij proçesi është vrasja e kredibilitetit dhe integritetit të këtij institucioni në komunitetin sportiv ndërkombëtar” – e mbyll reagimin e tij Skënderbeu. ©LAPSI.al

Image



1 Comment

  1. UEFA duhet te jete realisht e korruptuar perderisa nr 2 i saj erdhi ne Shqiperi me misionin e posacem te kurorezonte MBRET Duken e krimit. Jam plotesisht dakort me deklarimet e klubit Skenderbeu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *