• |
ide | kryesore

“I vrava, jam para trupave”, dëshmia e shqiptarit në gjykatë që vrau gruan dhe të dashurin e vajzës

Lajme, Të fundit



Ai vrau në mënyrë makabre bashkëshorten dhe të dashurin e vajzës së tij korrikun e vitit të kaluar. Sot 53-vjeçari nga Kosova do të përgjigjet para Gjykatës së Shtutgartit i akuzuar për vrasje me paramendim.

Në daljen e tij në gjykatë gjatë seancave të mëparshme ai ka mohuar akuzat edhe pse fillimisht ka qenë ai që ka njoftuar uniformat blu se ka vrarë dy persona.

Mediat vendase shkruajnë se në momentin që policia kishte arritur pranë shtëpisë së tij në Nürtingen, më 17 korrik të vitit të kaluar, panë dy persona të shtrirë përtokë, të qëlluar me plumba në kokë.

Pas të shtënave, ai e kishte thirrur policinë. “Vrava dy persona, gjendem pranë kufomave”. 53-vjeçari vijon ende të jetë në paraburgim dhe procesi gjyqësor vijon akoma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *