• |
ide | kryesore

Padia/ Mark Frroku dhe Kristjan Marinaj humbasin gjyqin në gjykatën e Strasburgut

Lajme, Të fundit
Mark-Frroku-Kuvend.jpg



Mark Frroku ka humbur edhe një betejë tjetër me Drejtësinë.  Ka qenë Gjykata e Strasburgut ajo, e cila ka refuzuar dje kërkesën e tij dhe të Kristjan Marinajt për t’u shpallur si persona, të cilëve proceset gjyqësore u janë zvarritur tej afateve të arsyeshme.

Ish-deputeti i Kuvendit shqiptar Mark Frroku, që tashmë po vuan në Shqipëri vitet e burgut për disa krime të natyrës financiare, ka marrë dje një vendim nga Gjykata e Strasburgut. Në fakt, nuk ka paditur në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut shtetin shqiptar. Ai i është drejtuar Strasburgut më 21 shtator të vitit 2010 kundër shtetit belg.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të njeriut njoftoi dje se më datë 6 mars 2018, një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarët Robert Spano (kryesues), Paul Lemmens, Işıl Karakaş, Nebojša Vučinić, Valeriu Griţco, Jon Fridrik Kjølbro dhe Stéphanie Mourou-Vikström ka marrë në shqyrtim padinë e dy qytetarëve shqiptarë. Bashkë me këtë njoftim, ajo ka zbardhur edhe vendimin e marrë duke rrëzuar padinë e Mark Frrokut dhe Kristjan Marinajt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *