• |
ide | kryesore

FOTOT/ Përplasje në Rrugën e Kombit, protestuesit kundër taksës qëllojnë me gurë policinë

Lajme, Të fundit



Ka nisur protesta tek rruga e kombit. Në disa momente ka pasur dhe konfrontime me policinë.  Protestuesit kane bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Protestuesit përplasen me policinë.  Protestuesit qëllojnë me gur në drejtim të policisë dhe traut

Banorët e Qarkut të Kukësit do ta shprehin sot me protestë kundërshtimin  për tarifën për të qarkulluar në Rrugën e Kombit, edhe pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa.

Qytetarë, përfaqësues të biznesit dhe këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike do të  bëhen bashkë në vendin ku paguhet tarifa e rrugës.

Protesta nisi në orën 11:00. Organizatorët theksuan se protesta do të jetë paqësore dhe kërkesa është heqja e taksës.



1 Comment

  1. Pisllek. O Parti Demokratike o Qelbesire. Ishe ne gjume sot apo je shitur. Levizje e Lire me pagese.Beji shurren Turizmit dhe Ekonomise. Per te takuar vellain duhet ti japesh para privatit. DO JETE NJE DESHTIM EKONOMIK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *