• |
ide | kryesore

Arrestimet e kuksianëve/ Protestues të shoqërisë civile shajnë deputetët e PD: Janë plehra!

Lajme, Të fundit



Protestues nga shoqëria civile janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Policisë së Tiranës për të protestuar kundër Edi Ramës dhe kundër arrestimeve në Kukës.

Qytetarë shqiptarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe kanë hedhur akuza ndaj Edi Ramës. Por në momentin që në Drejtorinë e Policisë kanë mbërritur deputetët e PD, nuk i kanë kursyer akuzat as për ta.

“Edhe këto deputetët e PD-së që vijnë këtu janë plehra që presin të riciklohen dhe të vijnë në pushtet” tha një prej protestuesve që fliste me megafon, duke kujtuar edhe miratimin që i bënë kontratës konçensionare për taksën në rrugën e kombit ministrat e LSI.

‘Ajo që ndodhi dje ishte pasoja, pasi shkaku është Edi Rama që i ofendon, i shan shqiptarët’, tha një tjetër.

Qytetarët e shumtë të mbledhur përpara Policisë së Tiranës, kanë hedhur akuza ndaj Ramës për taksat që po vendos në kurriz të shqiptarëve.

Ata kanë kërkuar lirimin e kuksianeve e hasjanëve të arrestuar gjatë natës nga policë të maskuar.



11 Comments

  1. Or popolo, te gjithe keta te “shoqnis civile” i kemi pare cdo dite brenda qadres .Ky fakt duhet te jete krenari per ju, prandaj mos e boni hasha.

  2. Po natyrisht qe shajne PD se Brisi qe ishte aq “e zjarrte” eshte nusja e djalit te vogel te Simon Stefanit. E kujtoj kur mbushte breket me kopje ne banjen e Fakultetit te drejtesise, megjithse hiqet si e “ditur”. S’ka kala qe nuk marrin komunistet e spiunet e huaj ne kete vend.

  3. Ku u zhduk komenti per Brisin qe drejtonte protesten dhe eshte nuse e djalit te vogel te Simon Stefanit? Nejse te fala Brisit qe na qenkesh bere “shoqeri civile”.

  4. Njerezit jane te lodhur, por kjo nuk do te thote mos protestos kunder ketyre batakcijve , qe grabisin per dite pasurine publike, qe genjejne e mashtrojne ne mes te dites per diell. Duhen shporrur dhe dhene nje mesim shume i mire.

  5. Ku u bene gjalle keta te shoqerise civile sot kur e shohin qe po i dridhen leqet ketij maskarai. Duket qe eshte tendence, e pregatitje e atyre qe i ppaguajne. Qe ti kondravihesh opozites si shoqeri civile do te thote te jeshe vegel e pushtetit. A keni degjuar e pare ndonje nga keta te shoqrise ;;shteterore” e jo civile qe ne shume probleme te popullit, e halleve te tij , keta te ngrejne zerin? Kurre,,,keta me origjine, e me trashegimeri jane zgjedhur vetem e vetem per te qene megafon te qeverise,,, Askush nuk i beson, , jane sabotatore te zhvillimit te demokracise , nuk duhen pranuar si opzitar keta sepse jane te tere te rreme.

    1. Është tepër relative kjo që thua ore Astrit.
      Janë pikërisht këto propoganda djallëzore kundër opozitës që bën Edi Rama, që në Shqipëri nuk ka protesta të fuqishme qoftë edhe spontane kundër kësaj qeverisje.
      E kam dëgjuar disa herë Edi Ramën në publik që të quaj kundërshtarin e tij politik, liderin e opozitës, z. Basha, si “mikun” e tij.
      Përse e bën ai këtë ?
      Pikërisht për të ndërsyer kundër opozitës shqiptarët naive që e besojnë vërtetë se Basha qenka “miku” i Ramës.
      E ka thënë shumë buku i ndjeri Arbnori, që socialistët shqiptarë nuk janë socialistë por specialistë në mashtrime.
      A i ke bërë ndonjëhere pyetjen vetes more Astrit, se përse janë kaq të zellshëm mediat e kapura nga Rama, që të “intervistojnë” e publikojnë “mendimet e ndritura” të Fatos Klosit, Izet Haxhisë, Spartak Ngjelës, Mero Bazes e Muç Nanos etj. që urrejnë liderët e PD e këtë parti që erdhi si e para parti opozitare me PPSH, e në të njejtën kohë, publikojnë edhe marrëzitë e Patozit, Bregut, Imamit e deri Topallit kundër Bashës e bile edhe kundër Berishës që e përzgjodhi ate si lider të PD ?
      A ka bërë gabime lideri i ri i PD Lulzim Basha ?
      Padyshim se mund të ketë bërë si çdo njeri në këtë botë.
      Por a mund të krahasohet Rama me te, kur jo më vetëm në veprime flagrante antidemokratike, por edhe në retorike, nga dy fjali që publikon në media e rrjetet sociale, njerën e ka jashtë çdo norme të llogjikës normale ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *