• |
ide | kryesore

Thanë se mardhënia e tyre është në krizë reagon Ryan Reynolds

Paparazzi, Slider



Kur mendojmë për çifte hollivudiane të dashuruara, mendja na shkon mes të tjerash edhe tek Ryan Reynolds dhe Blake Lively. Të dy janë gjithmonë entuziastë në praninë e njëri-tjetrit, nuk ndalojnë dot puthjet dhe përkëdheljet, flasin gjithmonë për dashurinë e tyre në publik dhe shkojnë shumë bashkë, padyshim.

Megjithatë kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të flasin. Kohët e fundit në rrjete sociale u shkruajt se dyshja po haste pengesa në të kaluar kohë bashkë dhe rrjedhimisht ishin në mes të një krize.

Reynolds ka hedhur poshtë gjithçka me shumë pak fjalë.
41-vjeçari publikoi thashethemin ‘Ryan Reynolds dhe Blake Lively nuk po kalojnë kohë konstruktive bashkë dhe e sqaroi. “Sa do doja. Më duhet të kaloj pak kohë me veten.”

Për të gjithë ju që s’e kuptuat sensin e tij të humorit, ajo që Ryan po përpiqet të thotë është se kalon aq shumë kohë me të shoqen, sa do donte të rrinte pak më shumë vetëm.

6 vite bashkë, dy fëmijë më vonë, dashuria mes dy aktorëve vazhdon të jetë po aq e fortë sa në fillim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *