• |
ide | kryesore

Protesta në Rrugën e Kombit/ Kallëzohen penalisht 5 persona të tjerë

Lajme, Të fundit



5 persona të tjerë janë proceduar penalisht nga policia e kryeqytetit, pas pjesëmarrjes së tyre në protestë.

Sipas njoftimit të policisë, 5 persona janë në ndjekje penale në gjendje të lirë për veprën penale “Tubim i paligjshëm”, “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Ata janë: – Y.Sh., 34 vjeç;- S.P., 21 vjeç;- A.Z., 28 vjeç;- G.Gj., 30 vjeç;- M.N., 30 vjeç, shkruan tvKlan.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se dëri tani janë proceduar penalisht 28 persona që protestuan përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si dhe tek Gjykata e Tiranës.

Ditën e shtunë me qindra qytetarë të qytetit të Kukësit protestuan në Rrugën e Kombit lidhur me tarifën 5 euro, ku nuk munguan dhe përleshjet me efektivët e policisë, si dhe i vunë flakën sporteleve të pagesës. 23 prej protestuesve u arrestuan pas pisa orësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *