• |
ide | kryesore

Rama tërhiqet, nisin negociatat për përgjysmimin e taksës në Rrugën e Kombit

Lajme, Të fundit



Qeveria ka nisur negociatat me koncesionarin e Rrugës së Kombit në lidhje me rishikim e tarifave për përdoruesit e banorët e zonës që preken.

Top Channel ka mësuar se po bisedohet për të pasur një ulje rreth 50% të tarifës, ndërkohë në Komisionin e Ekonomisë Ministri i Financave pranoi nisjen e negociatave përpara afateve të përcaktuara në kontratë. Rezultatet priten brenda dy javësh.

“Kontrata, në logjikën e saj, i referohet negociatës pasi të dalin statistikat. Kryeministri ka kërkuar që kjo negociatë të bëhet përpara se të dalin statistikat për të përfshirë si një paketë sociale solidariteti”, tha ministri Ahmetaj.

Opozita nuk ishte e pranishme në raportimin në komision të ministrit Ahmetaj, ndërkohë që kryetari Erion Braçe kërkoi pikërisht që të ketë lehtësira për banorët që preken nga vendosja e tarifave për kalimin në Rrugën e Kombit.

“Një kategori e caktuar, qoftë përdoruesish atje, qytetarë, banorë të zonës, duhet të përjashtohen nga pagesa e asaj tarife. Do të doja të dija, nëse ju po i mëshoni kësaj pike në negociatat që ju po bëni me koncesionarin”, tha Braçe.

“Kontratat që do ndryshojë i referohet një procedure shumë të detajuar, rigoroze ligjore që kalon në një sërë filtrash. Ato që ju keni shqetësime janë në tryezën e negociatës”, tha ministri Ahmetaj.

Në negociata me koncesionarin po bisedohet edhe në lidhje me reduktimin e tarifimit për mjetet e transportit të qytetarëve./tch



4 Comments

  1. Nuk eshte terheqje. Terheqje eshte te mbetet pa pagese dhe te paguhet nga taksat e tjera sic eshte ne Amerike dhe shumicen e Europes.
    Ekonomia turistike e Kuksit, dhe e Prizrenit do shkoje per lesh, te pakten per klientet e Tiranes.
    Qe te shkoni per turizem apo biznes ne Kukes dhe Prizren duhet te merrni dhe 10 Euro, qe tia jepni traut.

    Zgjidhje vetem per Kuksianet nuk eshte zgjidhje., se perseri do te jene te izoluar. Nuk do ti shkoje njeri te beje biznes.

  2. Asnje pagese jo vetem 50 % per banoret e zones. Prandaj duhej te protestonin te gjithe jo vetem kuksianet. Se shpejti dhe tirane -durres me pagese nese nuk ngrihemi te gjithe.

    1. Shume mire ke thene. Sot shohim socialiste qe mbrojne kete vendim ,por neser do u kthehet bumerang kur te vendoset edhe Tirane Durres apo Tirane Vlore. Perjashtimi i vetem disa banoreve, kerkon te percaje rezistencen dhe pastaj te pushoje kjo rezistence qe ka filluar te merret seriozisht dhe me frike nga Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *