• |
ide | kryesore

“A m’ke sha nga robt?” Noizy qëllon me grusht një person (VIDEO)

Paparazzi



Kanë kaluar shumë vite, që kur Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy nuk grushton më në “Street fight”, në rrugët e Anglisë. Por megjithëse tai është një këngëtar i afirmuar në Shqipëri dhe përtej kufijve, Noizy i zgjidh problemet me të njëjtën mënyrë.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video e publikuar nga IN TV, ku këngëtari akuzon një person se e ka sharë dhe më pas e qëllon me grusht.

Noisey është nën shoqërinë e miqve të tij, që kanë filmuar dialogun dhe grushtimin.

Në të shkuarën, grupi i Noizy-t ka kapur faqet e kronikës së zezë për përplasjet me armë, por kishte kohë që lajme të tilla nuk vinin nga këngëtari. Përkundrazi, kohët e fundit ai është një ndër të preferuarit e kryebashkiakut Erion Veliaj. Të dy janë shfaqur bashkë në disa aktivitete të Bashkisë, veprime që kanë ndryshuar imazhin e këngëtarit.

Personi i goditur mohon ta ketë sharë, por pasi e qëllojnë largohet nga tavolina.



1 Comment

  1. I duket vetja si i forte… Injorant klasik…si ka mundesi njerezit argetohen me ato vargjet me muzike pa kuptim te ketij palo reperi?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *