• |
ide | kryesore

Çfarë tha kushëriri i Noizy-t në dëshmi, përse i vuri flakën lokalit

Paparazzi, Slider
Noizy-t



Gjykata e Durrësit vendosi arrest në burg për Erald Musteqjen, i cili rezulton të jetë edhe kushëriri i reperit Noizy. Ndaj 26-vjeçarit Eraldo Musteqja prokuroria e Durrësit ka ngritur dy akuza, atë të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Musteqja akuzohet se është autori i dyshuar i vendosjes së zjarrit në lokalin e këngëtarit në Currila të Durrësit mëngjesin e 29 qershorit.

Ai u kap në zonën e Currilave nga punonjësit e policisë, pak pas rënies së zjarrit dhe ka bërë rezistencë ndaj tyre. Në momentin e arrestimit atij iu sekuestrua edhe një thikë. Në sallën e gjyqit, 26-vjeçari nuk ka pohuar, as ka mohuar akuzën për zjarrvënie, ndërsa ka deklaruar se ka reaguar pasi policët kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Sipas tij, ka qenë në zonë pranë lokalit për të medituar dhe ka qenë duke u larguar nga aty, kur është përballur me policinë.

Përveç zjarrit të 29 qershorit, Musteqja dyshohet se është autor dhe i dy zjarrvënieve të tjera, njëra më 11 qershor në të njëjtin lokal i cili u shkrumbua thuajse plotësisht dhe më 10 qershor në derën e shtëpisë së familjes së këngëtarit. Pas zjarrit që ra javën e kaluar për herë të dytë në lokalin e tij, reperi deklaroi se kushëriri i tij është besimtar ekstremist dhe kundër alkoolit dhe muzikës që luhet në lokal.

Para gjyqtares së seancës 26-vjeçari dhe mbrojtja e tij kanë kërkuar lirimin, ndërsa prokurori i çështjes lënien e tij “arrest në burg”. Pasi ka dëgjuar palët, gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestin dhe e la në burg pa afat të riun deri në përfundim të hetimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *