• |
ide | kryesore

Aksident i dyfishtë në Elbasan, një nga automjetet përfundon në lokal

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, në qendër të qytetit. Sipas raportimeve të para, në këtë aksident janë përshirë dy automjete. Ato janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë një tentative parakalimi. Si pasojë e këtij aksidenti, një person mësohet se ka mbetur i plagosur dhe janë dëmtuar pjesërisht të dy automjetet. Një nga automjetet përfundoi në një nga lokalet e ndodhura në bulevardin kryesor “Aqif Pasha”.

I plagosuri, ndërkohë është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Policia ka dokumentuar provat në vendngjarje për të përcaktuar shkakun që solli këtë aksident.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *