• |
ide | kryesore

Pamjet e vrasjes së shqiptarit në Itali/ Të shtëna armësh dhe terror mes klientëve të lokalit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Video më poshtë tregon momentin kur autori i masakrës në Frosinone të Italisë, Mikea Zeka hap zjarr ndaj grupit të shqiptarëve duke lënë të vdekur një prej tyre dhe plagosur 3 të tjerë.

Gjithçka nisi në ambientet e lokalit “Shake” në rrugën “Aldo Moro” në Frosinoni, ku 4 shqiptarë të ulur në një tavolinë filluan debatin me 5 të tjerë po me origjinë shqiptare të ulur në një tavolinë tjetër.

Pas grindjeve mes tyre, 23-vjeçari Mikea Zeka ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar 10 plumba në drejtim të grupit tjetër, ku një prej tyre kapi në gjoks 27-vjeçarin Kasem Kasmi i cili humbi jetën në vend, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur.

Në rrugën paralele me Via Aldo Moro, policia sekuestroi makinën me të cilën grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinone. Në momentin e të shtënave, në restorant ndodheshin të paktën 50 klientë.



2 Comments

  1. Ta varin nga këmbët atje. Një debil si ky ju shkakton dhimbje të gjithë Shqiptarëve që jetojnë ndershëm në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *