• |
ide | kryesore

Ambasada ruse në Tiranë reagon kundër Spartak Ngjelës: Po presim me padurim detaje të tjera nga ju…

Lajme, Të fundit



Ambasada ruse në Tiranë reagon kundër avokat Spartak Ngjelës, i cili në një shkrim të një dite më parë shkruante se Rama e Berisha kanë një skemë ruse për të destabilizuar Shqipërinë. Përmes një postimi të shkurtër në faqen zyrtare në fb, të shoqëruar dhe me analizën e zotit Ngjela, Ambasada ruse shkruan:

“Kemi lexuar kryeveprën e radhës, që pretendon të quhet analizë, nga Spartak Ngjela, në të cilën mbi Rusinë hidhet përgjegjësia e destabilizimit të situatës politike në Shqipëri. Të tilla konkluzione që nxirren pa asnjë bazë të besueshme ngjallin dyshime serioze për kompetencën dhe nivelin intelektual të autorit”.

Në këtë kuadër, vijon më tej Ambasada, nuk mund të mos kujtohet edhe historia magjepsëse e treguar më parë nga zoti Ngjela për “400 oficerë rusë” që, sipas tij, ishin futur në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2017-s për të organizuar trazira.

Po meqë ra fjala, ku janë zhdukur këta “oficerë”, pyet Ambasada ruse duke shtuar se presin me padurim nga Ngjela detaje të reja.



5 Comments

  1. E mban vehten si kopetent,si izoti ne politike e si njohes i saj, por realisht gjithmone delBLLOF’ Ka meriten se nuk iben pershtypje edhe kurdeshton,,,,bravo ka kuraje, por te mos harroi pa aftesite e allishverishet etija. Nje here servil i BERISHES.. deshtoi, filloi me mikun e vjeterne opozite, e ne demonstraten e 21 shkurtit ky bente thirrje ; edhe mitevdekur do kalojme, qeverine e BERISHES do e rrezojme.Por vete u fshehen, si urithi,,nejse. Kur behesh qe ste sheh njeri, e ste degjo njri, mundohesh te besh edhe shpifje. Presionet per rusine ne europe po i ben kykllouni politik KM, qe kemi, andaj oavokat i deshtuar mos i fut te tere nenje liste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *