• |
ide | kryesore

Deklarata/ Ambasada ruse në Tiranë tallet me nismën e PS-së dhe amerikanët

Lajme, Të fundit



Moska zyrtare akuzon Qeverinë Shqiptare se po përdor sulmet ndaj Rusisë si një alibi politike pas refuzimit të Francës për të hapur negociatat e BE-së me Shqipërinë.

Ambasada Ruse në Tiranë ka publikuar një deklaratë në gjuhën shqipe ku shigjeton direkt SHBA-në dhe qeverinë shqiptare se po akuzojnë pa prova Kremlinin. Ndërkaq, ironia ruse shkon më tej ku këshillon Tiranën dhe Uashingtonin të lexojnë një libër të publikuar në Rusi.

Ambasada ruse, gjithashtu përmend me emër deputetin socialist Ervin Bushati që propozoi rezolutën ndaj ndërhyrjes ruse, duke e akuzuar si prishës i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Jemi njohur me fjalimet e mbajtura nga folësit e konferencës “US Policy in the Western Balkans”, si edhe me planet e parlamentarëve shqiptarë për miratimin e rezolutës për “ndërhyrje të huaj”. Sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë.

Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë. Është fatkeqësi që autoritet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg. Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve (ah po, kjo nuk quhet ndërhyrje në punët e brendshme).

Akoma më keq, pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezolutës, z. Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të “infektojnë” gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kompjuterik të krijuesve të kësaj “vepre”. Me këmbëngulje u rekomadojmë të lexojnë librin “Siguria Ndërkombëtare e Informacionit” të sapobotuar në Rusi të një prej specialistëve më të mëdhenj të MPJ-së ruse në këtë fushë” – thuhet në deklaratën e Ambasadës së Rusisë në Tiranë. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Pike se pari o Ambasade Ruse, ngushellime per Aleksei Leonov njeriun e pare qe heci ne hapsire. Pike se dyti shteti Shqiptar dhe politikanet nuk jane pasqyrim i pikpamjeve te Shqiptareve. Te na falni, por skemi c’bejme. Pike se treti letren e keni qare, nuk meritojne as pergjigjie keta tanet, por ne rast se u jepet pergjigjie u jepet vetem ne forme talljeje, tallje qe jam i sigurt i drejtohet shtetit Shqiptar dhe jo kombit tone. Jam ndjere i mirese ardhur vetem ne tre vende ne bote gjithnje si Shqiptar, ne Turqi, ne Rusi dhe ne Kine. Agro mnaje spasiba.

    1. Pavarësisht se ata që kanë bërë rezolutën, janë idiotë politikë , dhe nuk është shumë diplomatike mënyra se si reaguan rilindasit, pra , këto nuk do të thonë se Rusia historikisht që nga 1878 e deri më sot nuk i kanë futur rëndshëm hundët në Ballkan dhe pikërisht në dëm të interesave kombëtare të shqiptarëve, mjafton harta e sotme politike e Shqipërisë që është punë e mirëfilltë ruse, biles ata e donin Shqipërinë në 1912 nga Mati në Vjosë.

      1. Nuk eshte problemi tek gjuha jo diplomatike, por tek servilizmi tek shitja e politikes se jashtme dhe te brendshme, tek dinjiteti shteteror e kombetar e me rradhe. Kjo sjell dhe talljen dhe marjen jo serjozisht nga Rusia. Nuk po flas per historine sepse duhet kontekst per cdo ngjarje, por e rendesishme eshte qe historia me Rusine nuk ka pse te behet shkak i mardhenieve jo te mira me Rusine, ose te pakten normale, e aq me pak te behet shkak jo historia qe citon ti, qe do te ishte me e kuptueshme, por servilizmi e kolonizimi mendor i politikes Shqiptare, dhe thjesht per te lepire me shume se sa te tjeret bythe te shendosha Amerikane, pasi lepime bythe izraelite me “grupin terrorist iranian” shkojme dhe e krruajme me shkop me Rusine. Kjo jo vetem qe eshte qesharake por e rrezikshme, dhe nuk ka se si te jete ndihme per interesin Shqiptar, perkundrazi.

  2. Ky shtet me keta palaço qeveritare te tipit Rama Cakaj apo Meta eshte bere per t’u tallur edhe nga ambasada e Antarktides nqs ka.

  3. Kjo rezoluta e ketij ish ministrit TRANS, nuk mund te merret parasysh pa u firmosur nga ministret baxhella te kabinetit Rama..

  4. Rusia e ka fajin per te gjithea te zezat.Ajo po u ven kryqin shtepive per ti prishur,ajo po e rrjep popullin me taksa,ajo po i con njerzit ne vetvrasje,ajo po e ben jeten ne Shqiperi perhere e me te pashprese ajo po i detyron njerzit te ikin ku te munden mjafton te ikin nga ky ndikim rus. Ah cna bere o Rusi.Edhe ariun na dergove ne Kukes dhe po u versulet barinjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *