• |
ide | kryesore

Nis gjykimi për Elvis Roshin, akuzohet për falsifikim dokumentesh

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës do të nisë procesin ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi në 16 prill.

Pas hedhjes së shortit çështja iu caktua Ardiana Berës.

Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh në formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria e Tiranës njoftoi në 29 mars se dërgoi në gjykatë dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës. Hetimi mbi Roshin nisi në qershor 2016 nga aktet e përpiluara nga Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prokuroria aso kohe, regjistroi procedimin penal dhe mbylli afërsisht pas 22 muajve hetimin për të. Sipas organit të akuzës, Elvis Rroshi ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij, të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dhe dëbimeve, në Itali, Zvicër dhe Gjermani dhe ka falsifikuar dokumente, shqiptare dhe të huaja.

Sipas hetimeve, në vitin 2015, agjencia amerikane e luftës kundër drogës DEA, informoi autoritetet zviceriane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, por nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Prokuroria thotë se për Roshin po kryhen hetime edhe ne Zvicër.

Por pavarësisht se Roshi u gjet nga prokuroria me shkelje dhe u çua për ndjekje penale, ai qëndroi në detyrë deri në dhjetor të 2016-ës, kur qeveria mori vendim për shkarkim e tij gjashtë muaj më vonë. Elvis Roshi ankimoi edhe në Gjykatën Kushtetuese, por vendimi ishte në disfavor të tij ku të tetë gjyqtarët votuan kundra tij.



1 Comment

  1. Ia paskan ulur hetimin sepse per tokat e SPILLESE, po na del i lareky, poate grupin e ketij qe uarrestua per abuzimin me tokat jane te punesuar gjetiu e qe vepruan pa dijenine e bashkepunimin me kete.Ata ishin komplet, fis e fare fis, miq e krushqi, atehere pse nuk i shtohet edhe kjo akuze, Shperdorim detyre e pervetsim, apo ka frike RAMA se mos ti dale gje ndonje kodoshllek, se eshte mjeshter per te tilla gjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *