• |
ide | kryesore

Iva Tiço thumbon Armina Mevlanin: Të ktheu nga adoleshente normale, në grua me rezidencë e veshje 4 mijë euro

Paparazzi



E ftuar mbrëmjen e sotme në “Kuthin e Piter Panit”, Armina Mevani është vënë përballë disa pyetjeve të fëmijëve. Por një ndër to ishte pikërisht për vjehrrin e saj, Sali Berisha, teksa ka ndërhyrë aktorja Rudina Dembacaj, e cila e ka pyetur nëse ia lanë këmbët “si nuse që është”.

“Ai  për atë punë… meriton t’ia lash me flori”. Është shprehur me humor ajo. Kjo përgjigje e Arminës ka sjellë edhe ‘nervin’ e Iva Tiços, gazetares dhe ish zëdhënëses së ministrit të Bujqësisë në kohën e PD-së, Genc Ruli.

Në një shkrim në Tirana Post ajo sqaron një shoqen e saj për atë çka kishte deklaruar Armina.

“E si mund të mos meritojë t’i lahen me këmbët me flori?! Kujtdo që do ia ndryshonte jetën dhe do ta kthente nga një adoleshente normale, me një jetë fare mesatare, në një grua që jeton në një rezidencë me vila private jashtë Tiranës, që ka një biznes në mes të Bllokut, që bën pushime ëndrrash, që në çdo dalje publike ka së paku 4 mijë euro veshje në trup, do t’ia lante me flori e shkuar floririt. Dhe turp e jazëk i qoftë po të mos e bënte”.

Sipas Tiços “’Pse ma shani Zenin? Ai është i mirë’, i pat thënë një ditë një koleges sime dhe e zuri ngushtë. Siç mund të më zërë dhe mua nesër pasnesër po më doli përpara: që tani e di që do më vijë turp dhe nuk do kem ç’t’i them. Eshtë e bukur, e paqtë, të çarmatos me sinqeritet. Dhe pooooo, Zeni është shumë i mire. Për të, ama. Nuk ka pse të mos jetë. Gjithë çfarë shkruhet në media, për afera korruptive, përfshirje në vrasje fëmijësh për të bërë para në Gërdec, gjithë të zezat që thuhen lart e poshtë, për Arminën, janë thjesht sulme politike. Ajo e beson njeriun që dashuron dhe mirë bën! Këtë e bën çdo grua e dashuruar. Për aq kohë sa nuk ka asnjë hetim për të qenë dhe proces për Shkëlzen Berishën, por as një transparencë për biznesin dhe paratë e Arminës, Zeni është i mirë dhe shkuar të mirit. Kurse Armina jetën luksoze e ka ndërtuar me punë të ndershme”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *