• |
ide | kryesore

Ish-shefi i FBI tregon bisedat e Trump me Putin për prostitutat ruse

Planet

Sipas ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë homologut amerikan, Donald Trump, se në Rusi janë prostitutat më të bukura në botë.

“Kemi prostitutat më të bukura në botë” – supozohet t’i ketë thënë Putin-Donald Trumpit, sipas një dokumenti të nxjerrë nga James Comey.


Sipas Comey, Trump ia ka thënë këtë gjë në një takim në Shtëpinë e Bardhë, në shkurt të vitit të kaluar, pak javë pas inaugurimit të tij si president.

“Ai nuk tha se në çfarë takimi ia kishte thënë saktesisht Putini këtë gjë”- shkuan Comey në dokumentin e botuar nga Associated Press.

Trump e ka quajtur vazhdimisht ish-shefin e FBI-së një gënjeshtar.

Disa ditë më parë, Trump shkroi në Tëitter se pretendimet e Comeyt ishin “Fake”. Sipas Trump, James Comey meriton të dënohet me burg. Presidenti gjithashtu është shprehur se Comey do të mbahet mend si drejtori më i keq i FBI-së në histori.

Duke qenë se Comey nxjerr në shitje një libër tani ku përfshihen shumë biseda të supozuara dhe fakte nga takimet me Donald Trump, partia Republikane e ka sulmuar ish-drejtorin e FBI-së duke thënë se të gjitha këto akuza ndaj Trump kanë vetëm një qëllim, tërheqjen e një vëmendje sa më të madhe e cila do të bënte që libri i tij të shitej shumë. ©LAPSI.AL 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.