Dita e nesërme do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare që do të dominojnë territorin gjatë paradites.
Sipas meteorologëve, pasditje mbetet e kthjellët, kryesisht në zonat Perëndimore.
Por, Veriu dhe Lindja e vendit do të preket edhe nga shira të izoluar. Parashikohet se do të ketë vranësira të shpeshta nesër në këto zona.
Ndërsa temperaturat e ajrit do të vazhdojnë me ngritjen e tyre graduale. Nesër pritet që ekstremumtet të variojnë nga 8 gradë, deri në 29-30 gradë celsius.
©LAPSI.AL